Partitë e vogla i druhen një pakti mes dy forcave të mëdha politike!

vovalbania March 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partitë e vogla i druhen një pakti mes dy forcave të mëdha politike!

Një vit nga beteja parlamentare, partitë e vogla i druhen një pakti mes dy forcave të mëdha që mund  ti nxjerrë jashtë loje.

Agron Duka është i bindur se nëse Kodit Zgjedhor i bëhen vetëm arnime atëherë arenën politike  në të ardhmen do e mbizotërojnë vetëm  dy forca politike.

“Nëse duan ti bëjnë Kodit Zgjedhor një shartim shume të shëmtuar, nëse duan ta mbajnë kështu siç është, por me lista të hapura kjo pastaj mori fund fare. Ku do shkojmë pastaj ne me lista të hapura?  Do shkojmë të futemi tek sigla PD apo Rithemelimit? Po ata na mundin  tek sigla e vet . Koalicionet  nuk njihen, me lista te hapura na thonë.

Kujtojnë se na hapin listat  dhe na bëjnë nder. Me hap listat  siç janë ku do shkojmë ne? Asnjë parti përveç Partisë Socialiste  dhe Partisë Demokratike nuk ka  për të ekzistuar më”, tha Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike zyrtare  dështuan te hartojnë një ligj te ri zgjedhor.  Debati për reformën pritet të zhvendoset në një strukturë të re brenda Kuvendit, por idetë sesi duhet të jenë rregullat e reja elektorale nuk mungojnë as nga palë të  treta.

“Të bëhen ato ndryshime të cilat do të rregullojnë zhvillimin e demokracisë së brendshme në partitë politike, dhënien fund të epokës së kryetarokracisë dhe të bëhen rregullime që do të krijojnë  mundësinë që të rritet përherë edhe më shumë transparenca në veprimtarinë e partisë politike dhe veçanërisht pastaj në financimin e partisë politike”, tha Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ.

Ish-kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve prezantoi  paketën për ndryshmin ne  ligjin për partitë  politike që  rrit  demokracinë e brendshme  të subjekteve politike dhe  që i mbyll derën  financimeve te huaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE