“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon më shumë detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV!
Sot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
A do të guxonte Hygerta që të futej në Big Brother VIP?
Unë jam vajzë e guximshme por është një vendim që duhet ta mendoj shumë mirë.
Moderatorja ka zbuluar gjithashtu se gati gjysmën prej banorëve të këtij edicioni i njeh.
Gati gjysmat e tyre i njoh, Eglën e njoh shumë mirë është shumë e saktë në ato që do. Jo aq agresive. Është njeri të paktën me aq sa e kam njohur unë që nuk krijon afrimete shumë që të të puthë apo të të përqafojë. Ka atë qëndrimin e saj.
Sa i përket pjesës ku Egla shprehet se ka shumë personalitete, Hygerta u shpreh se mendon që gjithçka e ka thënë për t’u dukur më shumë interesante dhe për të tërhequr vëmendje. Por ajo shtoi gjithashtu se:
Ndoshta ka kaluar pak masën për shijet e mija. Por gjithçka aty brenda kam përshtypjen amplifikohet. Besoj që ajo është e vetëdijshme për rrugën që ka zgjedhur dhe po e çon deri në fund.
Kemi qenë bashkë në fakultet. Është shumë korrekte si vajzë.