Shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni, çfarë duhet të dini!

vovalbania March 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni, çfarë duhet të dini!

Shumë hulumtime dhe debate janë kryer rreth temës së shtypjes së gjakut. Për të qenë të shëndetshëm, kontrollimi i shtypjes së gjakut është mëse i domosdoshëm, pasi shtypja e gjakut mund të shkaktojë edhe vdekjen. Në terma të thjeshtë, shtypja e cila shkaktohet kur gjaku shtypet në muret e enëve të gjakut quhet shtypje e gjakut. Gjatë kontrolleve mjekësore gjithmonë përmendet edhe shtypja e gjakut, sepse është rutinë e cila e determinon elasticitetin e mureve të artereve tona dhe zbulon nëse jemi në rrezik për të pësuar sulm në trup apo në zemër.

Pasi mosha është një nga shkaktarët e shtypjes së gjakut, ne duhet të dimë se çfarë niveli të shtypjes së gjakut duhet të kemi në bazë të moshës që kemi. Nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga mosha në moshë, dhe nga gjinia në gjini. Më poshtë keni një listë të niveleve të shtypjes së gjakut në bazë të moshës dhe gjinisë:

Te meshkujt, niveli i shtypjes së gjakut konsiderohet normal nëse nivelet janë afër numrave të përshkruar më poshtë:

Mbi 20 vjeç: 123/76

20-30 vjeç: 126/79

30-40 vjeç: 129/81

40-50 vjeç: 135/83

50-60 vjeç: 142/85

Mbi 70 vjeç: 142/80

Te femrat, nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga ato të meshkujve për shkak të diferencave fizike:

Mbi 20 vjeç: 116/72

20-30 vjeç: 120/75

30-40 vjeç: 137/84

40-50 vjeç: 137/84

50-60 vjeç: 144/85

Mbi 70 vjeç: 159/85.

Ndërkaq, te shumë gra gjatë shtatzënisë ulet presioni i gjakut. Nëse një grua ka pasur hipotension para shtatzënisë, atëherë vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet presionit gjatë shtatzënisë. Me hipotension, presioni nuk zvogëlohet gjithmonë, për shembull, pas pushimit, mund të jetë normal në mëngjes. Presioni mund të rritet ndjeshëm nga emocionet dhe më pas të ulet shpejt.

Besohet se hipotensioni shfaqet edhe për shkak të ndryshimeve hormonale. Në shtatzëninë e hershme, hipotensioni mund të rrisë toksikozën e hershme dhe nëse një grua shtatzënë vjell shpesh, mund t’i ndodhë dehidratim, gjë që e përkeqëson sëmundjen, kështu që gratë me këtë gjendje shpesh shtrihen në spital dhe u jepet infuzion.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE