Transportonin emigrantë nga India, dy në pranga në Gjirokastër!

vovalbania March 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Transportonin emigrantë nga India, dy në pranga në Gjirokastër!

Po transportonin ilegalisht 8 emigrantë nga India, policia në Gjirokastër arreston dy të rinj nga Lushnja dhe shpall në kërkim një tjetër, në kuadër të operacionit të koduar “Delta”.

Tre automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”. Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen.

Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e dy 22-vjeçarëve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi E.K dhe në atë që drejtonte shtetasi A. R. u gjetën në total 8 emigrantë nga India, ndërsa nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K.P kontrollonte rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.

Njoftimi zyrtar:

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Delta”. Goditet një tjetër rast i transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve.

Bashkautorë për transportimin kundrejt pagesave, të 8 emigrantëve nga India, arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe punohet për kapjen e një tjetri.

Sekuestrohen 3 automjete tipe “Benz” dhe “Audi”, të përdorura për këtë veprimtari të kundërligjshme, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i ndjekjes së shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 3 shtetas do të kryenin në mënyrë të organizuar, transportimin e disa emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufijve, specialistët e strukturave për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacionale dhe të Policisë Rrugore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delta”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit K. P., 22 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. R., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Tre automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”. Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen.

Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e dy 22-vjeçarëve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi E. K. dhe në atë që drejtonte shtetasi A. R. u gjetën në total 8 emigrantë nga India, ndërsa nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. P. kontrollonte rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE