Cannabis me postë nga Amerika/Dy në pranga në Tiranë!

vovalbania March 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cannabis me postë nga Amerika/Dy në pranga në Tiranë!

Goditet një tjetër rast i trafikimit me postë të lëndëve narkotike nga Amerika në Shqipëri, dy të prangosur në Tiranë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “California”, u sekuestruan mbi 3 kg cannabis sativa të një cilësie të lartë.

Në prangat e uniformave blu ranë dy persona të moshave 24 e 27 vjeç me banim në Kamëz, të dyshuar se bënë trafikimin e lëndës narkotike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes shërbimit postar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “California”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në kuadër të procedimit penal me metoda speciale hetimore, nr. 3748 të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “California”.

Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar dhe u vunë në pranga shtetasit  Skënder Vata, 27 vjeç dhe Jurgest Luzi, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kohët e fundit ka një shtim të rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa nga Amerika në vendin tonë duke përdorur dërgesat postare.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE