E konfirmon shkenca: Qentë mund t’i lidhin fjalët me objektet!
“Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme ashtu si dhe njerëzit”. Në këtë përfundim doli një studim në Hungari dhe që ka analizuar valët në trurin e qenve, duke ofruar dëshmi mbi mënyrën se si funksionon mendja e shokut më të mirë e besnik të njeriut.
Qentë janë në gjendje të njohin fjalë që i nxisin ata të bëjnë veprime dhe kjo nuk është një befasi për pronarët e tyre, të cilët iu kërkojnë të “ulen” apo “të kapin topin” sa herë që komunikojnë.
Megjithatë, studimi që ka analizuar aktivitetin e trurit të 18 qenve, ofron të dhëna se ata mund të aktivizojnë kujtesën e tyre për një objekt kur të dëgjojnë emrin e tij. Studimi u krye nga Universiteti Eotvos Lorand në Budapest dhe u publikua në revistën, Current Biology.
Ka pasur një debat të vjetër mbi aftësitë jonjerëzore të kafshëve për të kuptuar fjalët në mënyrë referuese, tha Marianna Boros, bashkëautore e studimit. Teksa ka pasur raportime për sjelljen, gjithmonë kanë qenë raste të veçanta. Studimi ynë është i pari ku me fakte, ne pretendojmë se kjo krijesë (qeni) ka kapacitete të gjera.
Gjatë studimit, pronarët e qenve thanë fjalët për objektet që kafshët e tyre shtëpiake i njihnin. Pastaj, në disa raste ata iu treguan qenve një objekt që përkonte me fjalën, ndërsa në raste të tjera, fjalët nuk përkuan me objektet.
Studimi doli në konkluzionin se ka aktivitet në trurin e qenve kur fjalët që përkonin me objektet ishin të ndryshme me ato kur nuk përkonin. E njëjta gjë vërehet edhe në trurin e njeriut.
Qentë mund të kuptojnë se fjalët përkojnë me diçka… Prandaj, ata aktivizojnë gjendjet mendore dhe i lidhin me kuptimin e fjalëve për atë gjendje mendore e jo vetëm me kontekstin, siç vuri në dukje Boros.
Në një tjetër nivel, tani studiuesit kanë në plan që të hetojnë nëse ky kuptim i gjuhës referuese është specifik vetëm për qentë apo këtë aftësi e kanë edhe kafshët e tjera.