E trishtë! Këngëtari i njohur në gjendje kritike për jetën, pëson atak kardiak gjatë xhirimeve të një emisioni
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![E trishtë! Këngëtari i njohur në gjendje kritike për jetën, pëson atak kardiak gjatë xhirimeve të një emisioni](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/03//e-trishte-kengetari-i-njohur-ne-gjendje-kritike-per-jeten-peson-atak-kardiak-gjate-xhirimeve-te-nje-emisioni.png)
Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas ndodhet në gjendje të rëndë prej ditës së djeshme, në repartin e Infarktit të spitalit Gennimatas.
Artisti 56-vjeçar, djali i të ndjerit Stamatis Kokota, pësoi një atak në zemër gjatë një xhirimi televiziv për emisionin J2US.
Sipas asaj që u bë e ditur, ai është ndjerë keq dhe ka njoftuar kolegët e tij në xhirime.
Është thirrur menjëherë ambulanca dhe këngëtari Dimitris Kokotas u dërgua në spitalin Gennimatas.
Burimet spitalore thonë se ai ka pësuar një atak në zemër dhe një konvulsion. 24 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike për pacientin, tha një burim spitalor për protothema.gr, duke theksuar gjendjen e tij të rënduar.