Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Jam prefekt dhe do të…

vovalbania March 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Jam prefekt dhe do të…

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, pas zgjedhjes së kryetares së komanduar të Himarës, u shpreh se procedura ishte në përputhje me ligjin.

Tavo iu shmang pyetjes se përse nuk kandidoi për drejtimin e Himarës, duke u shprehur se “ka shumë punë për të bërë për komunitetin e qytetit“.

“Sot jam prefekt i caktuar i qarkut të Vlorës. Kemi shumë punë para për të bërë. Kemi angazhime, kemi shumë punë për komunitetin e Himarës, s’ka të bëjë fare me kandidimin ose jo timin. Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se në kushtet e krijuara që kryetari i zgjedhur i bashkisë është para drejtësisë, Himara nuk mund të lihet pa qeverisur dhe në këto kushtet zbatojmë ligjin për qeverisjen vendore. Ligji e ka të qartë. Unë jam prefekt dhe do të zbatoj ligjin deri në fund”.

Ai reagoi edhe për incidentin, ku një nga mbështetësit e Fredi Belerit e pështyu në mbledhje. “Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai  më tej”, tha ai.

Këshilli Bashkiak i Himarës komandoi Blerina Balën në krye të Bashkisë, me 15 vota pro. Bala u mbështet nga 9 socialistë, si dhe nga një anëtar nga PSD-ja, MEGA, LZHK-ja, PD-ja, Rithemelimi, Partia e Lirisë.

Tensionet që fillimisht çuan në shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak u krijuan nga mbështetës të Fredi Belerit, i dënuar me dy vjet burg për korrupsion zgjedhor. Beleri fitoi në vendoret e 14 Majit 2023, por nuk është lejuar nga gjykatat të bëjë betimin. Mbështetësit e tij kërkuan largimin e prefektit të qarkut Vlorë, Vangjel Tavo ndaj të cilit shpërthyen në ofendime e madje dhe e pështynë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE