Odisea e Pensionistëve! – Fol me Anila Hoxhën 27/01/2024
Në episodin e gjashtë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” është trajtuar çështja e pensioneve. Në kërkim të dëshmitarëve dhe të çdo prove që vërteton vitet e punës, të moshuarit pa pension po përballen po ashtu edhe me stokun e dosjeve. Shifra e qytetarëve që presin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë apo edhe në 2 gjykata të shkallës së parë administrative të Tiranës dhe të Lushnjës janë të larta. Ky fenomen ka vite që vërehet në gjykata dhe që pranohet edhe nga vetë gjyqtarët.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.