Lufta në Ukrainë, Zelensky: Pa marrë armë, ne do të tërhiqemi!

vovalbania March 31, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Pa marrë armë, ne do të tërhiqemi!

“Ushtria e Ukrainës ka nevojë urgjente për më shumë armë amerikane, përfshirë raketa me rreze të gjatë, për të frenuar avancimin rus dhe ndalur sulmet nga Krimeja. Në të kundërt ato do të detyrohen të tërhiqen”. Kjo u deklarua nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë për “Washington Post”. Mesazhi i drejtohet presidentit Biden, por mbi të gjitha republikanëve të Kongresit Amerikan, të cilët vazhdojnë të bllokojnë 60 miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake për Ukrainën.

“Kemi humbur gjashtë muaj”, është ankesa e liderit ukrainas, i cili në një situatë me vështirësi objektive në frontin e konfliktit, vazhdon të zëvendësojë drejtuesit e sigurisë, ku më i fundit ishte kryekëshilltari i tij.

Kërkesat e Zelensky-t ndaj Uashingtonit, si gjithmonë, janë të detajuara, por po marrin tone gjithnjë e më të dhimbshme ditë pas dite, deri në atë masë, sa forcat ruse vazhdojnë të shfrytëzojnë maksimalisht epërsinë e tyre në njerëz e pajisje.

Nëse duhen 8 mijë goditje në ditë për të mbrojtur vijën e parë, por keni vetëm 2 mijë, duhet të bëni më pak. Nëse nuk ka mbështetje të SHBA-ve, do të thotë që nuk kemi mbrojtje ajrore me raketat Patriot, nuk kemi bllokues të luftës elektronike apo predha artilerie 155 milimetra.

Dhe më pas është çështja e vjetër “Atacms”, të cilën amerikanët hezitojnë ta ofrojnë, nga frika se Kievi do t’i përdorë për të sulmuar territorin rus, duke nxitur një përshkallëzim. Zelensky siguroi se raketat me rreze të gjatë do të përdoren për të goditur aeroportet në Krime e për të parandaluar sulmet e armikut të nisura nga gadishulli i pushtuar.

Me armatimet e reja, ne mund të synojmë të mbajmë frontin të qëndrueshëm dhe të lejojmë Ukrainën të armatosë e stërvisë brigada të reja në prapavijë për të kryer një kundërofensivë të re deri në fund të vitit.

Në javët e fundit, Kievi i ka parë me shqetësim veprimet e rusëve, të cilët pasi pushtuan Avdivkan, rifilluan ofensivën në juglindje e veri, plus bombardime masive të infrastrukturës energjetike në të gjithë vendin, ashtu si dimrin e vitit të kaluar.

Për të lehtësuar presionin, ukrainasit synuan rajone kufitare si Belgorodi, ku mijëra rusë u detyruan të evakuohen.

Por, në thelb, këto ishin operacione të kufizuara, – vuri në dukje Zelensky. Për të zmbrapsur rusët, na duhen më shumë armë, përndryshe do të tërhiqemi me hapa të vegjël.

Udhëheqësi ukrainas është nën presionin e një konflikti rraskapitës e të pafund. Spastrimi i vazhdueshëm brenda rrethit të tij është sinjal i qartë në këtë drejtim. Këtë herë, kryekëshilltari, Serhii Shefir dhe dy zëvendësit e shefit të kabinetit, Andriy Yermak humbën vendet e punës.

Vetëm pak ditë më parë, një nga njerëzit më të fuqishëm në Kiev, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov, u shkarkua. Para kësaj dhe me shumë më tepër zhurmë, kreu i Forcave të Armatosura, Valery Zaluzhny.

Gjenerali që nuk ishte më në linjë me narrativën e Zelenskit për fitore totale brenda mundësive, pagoi për dështimin e një kundërofensive ndaj rusëve, të nisur pranverën e kaluar, pasi nuk e ndryshoi rrjedhën e konfliktit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE