Më në fund, Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht Schengenit!

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më në fund, Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht Schengenit!

Të paktën pjesërisht, raportohet se zyrtarisht, si Bullgaria, ashtu edhe Rumania iu bashkuan Schengenit, zonës europiane të udhëtimit pa viza. Ky vendim i përshëndetur gjerësisht në të dyja vendet e po ashtu në Bashkimin Europian, hyn në fuqi pas negociatave që zgjatën me vite të tëra. “Një sukses i madh për të dyja shtetet. Një moment historik për Schengenin, zonën më të madhe në botë të lëvizjes së lirë”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një reagim lidhur me lajmin, teksa përpjekjet u bënë realitet.

Ky është një sukses i madh për të dyja shtetet. Një moment historik për zonën Schengen, zonën më të madhe në botë të lëvizjes së lirë. Së bashku, ne po ndërtojmë një Europë më të fortë e më të bashkuar për të gjithë qytetarët tanë.

Ndërkaq, vërehet se që nga mesnata ka një lëvizje të lirë të atyre që udhëtojnë në rrugë ajrore e detare, me avionë dhe me tragete në të dyja shtetet, por jo përmes rrugëve tokësore. Kjo ndodh për shkak të kundërshtimit të Austrisë, pasi Vjena zyrtare ka argumentuar në BE, se rrugët tokësore të Rumanisë e të Bullgarisë, mund t’ua bëjnë më të lehtë emigrantëve që të mund të hyjnë në shtetet e tjera të Bashkimit Europian.

Si Bullgaria, ashtu edhe Rumania, dy vende që negociatat për të hyrë në Schengen i nisën në vitin 2011, po shpresojnë që kufijtë tokësorë t’i kenë të hapura deri në fund të vitit 2024, pra brenda dhjetorit.

E krijuar në vitin 1985, hapësira Schengen iu lejon më shumë se 400 milion njerëzve që të udhëtojnë lirshëm, pa patur nevojën e kontrolleve të brendshme kufitare. Tani, në këtë zonë përfshihen 29 shtete europiane. 25 prej tyre janë anëtare të BE-së, plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, si dhe Zvicra.

Rumania e Bullgaria janë shtetet e vetme të Unionit që të paktën për momentin, nuk përfitojnë plotësisht nga të mirat e Schengenit. Ndërkohë, kjo nuk vlen për Kroacinë që Bashkimit Europian iu bashkua më 2013-ën, pra gjashtë vjet pasi Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare të Bllokut, por shteti kroat u pranua plotësisht në Schengen, në janar të vitit të kaluar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE