Dita e parë e muajit prill, njihuni me parashikimin e motit!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e parë e muajit prill, njihuni me parashikimin e motit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për sot, moti do të jetë i qëndrueshëm, si dhe me vranësira të lehta kalimtare. Temperaturat parashikohen të ngrihen deri në 30 gradë Celsius, si pasojë e masave ajrore me origjinë jugore.

Elementi erë pritet që të jetë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era bëhet relativisht intensive dhe me shpejtësi 11-17 m/sek.

Për javën që nisim, vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore. Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30 °C.

Përjashtim bën dita e nesërme ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash e kthjellime. Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri. Në orët e mëngjesit të së mërkurës, reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas, pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Ditën e mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlera minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE