Kënduan në dasmën e Heidit dhe Romeos, Ervin Gonxhi dhe Vojsava Alia: Atmosfera ishte shumë e mirë, m’u dukën shumë të lezetshëm…
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin Ervin Gonxhi dhe Vojsava Alia, të cilët kënduan në dasmën e Heidit dhe Romeos. Ata treguan emocionet e tyre gjatë dasm në shtëpinë e “BBV3”.
Ervini: Atmosfera ishte shumë e mirë, energjia ishte shmë e mirë, më kishte marrë malli për banorët… Fjalët e mia në vesh të Romeos ishin: Të dua fort. Më ka marrë malli. Nuk të harroj… Romeon e shoh më të dhënë sesa Heidin…
Vojsava: Mua m’u dukën shumë të lezetshëm. Më ka pëlqyer vërtet energjia e tyre.
Por, kë shohin ata në finale? Ja si u shprehën:
Ervini: Egla është një person që e kam shumë përzemër dhe e dua shumë. Është pozitive. Ajo është lojë nervash, të nxjerrësh të tjerët, luan në mënyrën e vetë… Egla shtë shërbeti i bakllavasë… Në finale shoh Julin, Romeon, Meritonin, Eglën.
Vojsava: Kam dëshirë ta fitojë nëj vajzë.