A do të zgjasë ‘dasma’ e Heidit dhe Romeos? Ja çfarë parashikon Meri Shehu!
Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Wake Up” për të bërë parashikimin për secilën shenjë të horoskopit për muajin prill. Por moderatorja Enxhi Nasufi e ka ngacmuar Merin, duke e pyetur edhe në lidhje me dasmën e Romeo Veshajt me Heidi Bacin.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” u shpreh se nuk e ka parë pasi ka patur shumë angazhime personale. Por kur Enxhi i tha se dasma është organizuar të premten, astrologia tha se “do të zgjasë”.
Enxhi: Dasmën e pe, të shtëpisë së “Big Brother VIP”?
Meri: Unë nuk kam parë, të më falni, se kam qenë shumë e angazhuar me punë e mia.
Enxhi: Nuk ke parë dasmën Romeo-Heidi?
Meri: Nuk e kam parë me thënë të vërtetën.
Enxhi: Po të kishim pyetur sa ka qenë data, si do shkojë dasma, si janë planetët? Janë martuar të premten, më 29 mars.
Blendi: Zgjat apo nuk zgjat?
Meri: Zgjat se e premtja është ditë që udhëhiqet nga Afërdita, planeti i dashurisë.