Graciano beson në dashurinë e tyre por Erjola nuk harron të përmend Donaldin dhe Beatrixën

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Graciano beson në dashurinë e tyre por Erjola nuk harron të përmend Donaldin dhe Beatrixën

Gjatë një bisede me Julin, Rozën dhe Erjolën, balerini Graciano Tagani ka treguar se dëshiron që çifti Ilnisa Agolli-Meriton Mjekiqi të shkojnë në finalen e “Big Brother VIP3”.

“Jo por ska drama” – tha Roza, e cila mendon se dyshja nuk do të arrijë finale, megjithëse balerini u shpreh se të gjithë banorët dëshirojnë ti shikojnë çiftin në një nominim “kokë më kokë”.

Erjola vazhdoi duke treguar historinë e një çifti në “BBV1” duke nënkuptuar Donald Veshaj me Beatrix Ramosaj në sezonin e parë të BBV1”, ku aktori preku finalen e këtij spektakli.

Graciano: Në situatat që unë sot pashë, shumë më shumë ja uroj finalen ata të dy sesa këta të dy

Roza: Për kë e ke fjalën?

Graciano: Nëse duhet dashuria, romanca, ulje dhe ngritje. Duhet gjëja e vërtetë dhe e vërteta sot doli që çiftet e vërteta janë Meritoni dhe Ilnisa

Roza: Jo

Graciano: Ë së nuk të pëlqen ty, e vërteta kjo është

Roza: Jo por ska drama

Graciano: Po pse moj? Është gjykuar nga të gjithë shtëpia ai çift. Të gjithë dëshirojnë që atë çift ta shikojnë në nominim “kokë më kokë”

Erjola: A ka pasur romanca reale në edicionet e kaluara?

Graciano: Po ka pasur 2

Erjola: Ka pasur më shumë se dy. Në dicionin e parë a ka pasur një çift që ka shokuar publikun dhe nuk ka qenë reale? Kanë shkuar në finale

Graciano: Është tjetër se nuk dua të hy në analizë ta mbyll gojën. Zemër unë shikoj një çift që dalin aty, shikojnë aty dhe nuk njohin njëri-tjetrin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE