Konferenca për Lirinë e medias, ambasadori i BE bën thirrje për shtyp të lirë!

vovalbania April 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konferenca për Lirinë e medias, ambasadori i BE bën thirrje për shtyp të lirë!

Pavarësia e medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve ishin disa nga shqetësimet e ngritura në tryezën e organizuar këtë të mërkurë në Tiranë nga organizata reporterët pa kufij.

Pjesë e diskutimeve u bën dhe përfaqësues të këshillit të medias si dhe ambasadori I BE, Silvio Gonzato i cili tha se liria e medias mbetet një nga kushtet kryesore për integrimin e Shqipërisë në Union.

“Në Raportin e progresit të vitit 2023 për Shipërinë ne theksuam disa shqetësime: ndërthurjet mes interesave të mediave, biznesit dhe politikës, e cila është një situatë e papërshtatshme, po ashtu si përqëndrimi i lartë të pronësisë së mediave, i cili dëmton cilësinë dhe pavarësinë e gazetarisë.

Ne kemi kërkuar të përmirësohen kushtet e tregut të punës për gazetarët dhe punonjësit e tjerë të mediave, të cilat përbëjnë një çështje thelbësore në Shqipëri. Ndërsa kërcënimet frikësimet e përsëritura dhe dhuna kundër gazetarëve nuk duhet të ekzistojnë në një vend demokratik”, tha Gonzato.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rregullime ligjore që mund të ndihmojnë në lirinë e shtypit dhe të drejtën e informimit në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65711 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE