Nëse në këtë vend dikush braktis kafshën shtëpiake shkon në burg!
Së fundmi në Kroaci kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, së bashku me ndryshimet pozitive të shumëpritura në mbrojtjen e kafshëve. Braktisja e kafshës shtëpiake ose e egër lajmërohet në polici ose në prokurorin komunal të shtetit. Dënimi është deri në një vit burg, ose deri në dy vjet nëse braktisja ka shkaktuar ngordhjen e një kafshe ose janë braktisur një numër i madh kafshësh.
Dënimet për veprën penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve rriten me burgim deri në dy vjet ose deri në tre vjet nëse këto vepra penale kryhen me qëllim përfitimi. Gjithashtu, tani e tutje keqpërdoruesit dhe vrasësit e kafshëve mund të dënohen me masë sigurie që ndalon mbajtjen dhe blerjen e kafshëve, për një periudhë prej një deri në pesë vjet.
Qytetarët nuk do të duhet të presin më për të parë nëse inspektimi veterinar do t’i përgjigjet një denoncimi për braktisje, por mund të denoncojnë menjëherë në polici këdo që braktis një kafshë. Ndërkaq, rikujtojmë se në Toskanë nuk mund të ketë më qenë të lidhur me zinxhirë.
Këshilli i Qarkut ka miratuar përfundimisht rregulloren që e ndalon, pas Po-së së parë dhjetorin e kaluar dhe më pas kalimit të saj në komisionin përkatës të Këshillit të Qarkut, i cili u shpreh pozitivisht. Ndalimi do të jetë i vlefshëm gjatë gjithë vitit. Me këtë akt, rregullorja e vitit 2011 tani është ndryshuar zyrtarisht, e cila ende, megjithëse në mënyrë të jashtëzakonshme parashikonte mundësinë e mbajtjes së qenit të lidhur, për gjashtë orë në ditë me zinxhirë të paktën gjashtë metra të gjatë.