Të skualifikuar në dhomën e bardhë, ndodh e papritura mes Meritonit dhe Eglës!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Të skualifikuar në dhomën e bardhë, ndodh e papritura mes Meritonit dhe Eglës!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/04//te-skualifikuar-ne-dhomen-e-bardhe-ndodh-e-papritura-mes-meritonit-dhe-egles.jpg)
Pas një 48 orësh e vetme në dhomën e bardhë, Egla Cenos iu bashkua mbrëmjen e djeshme edhe çifti Meriton-Ilnisa.
Dyshja u skualifikuan nga gara e “Big Brother VIP” pas akuzës për ‘përndjekje’ ndaj banorëve të tjerë.
E teksa kjo situatë ka nxitur komente të shumta në rrjet, diçka e papritur ka ndodhur mes Meritonit dhe Eglës— të cilët janë në dhomën e bardhë dhe do të qëndrojnë deri mbrëmjen e të shtunës.
Për pak momente, dyshja kanë lënë pas përplasjet dhe hatërmbetjet me njëri-tjetrin duke shkëmbyer një përqafim.
Mbrëmjen e të shtunës, mes Ilnisës, Meritonit dhe Eglës, një prej tyre do të eliminohet, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojnë garën.