‘Vëllai’ i Heidit, banori më i ri në BBV— vjen reagimi i Donaldit
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![‘Vëllai’ i Heidit, banori më i ri në BBV— vjen reagimi i Donaldit](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/04//vellai-i-heidit-banori-me-i-ri-ne-bbv-vjen-reagimi-i-donaldit.jpg)
Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t, shtëpisë së “Big Brother VIP” iu bashkua një banor i ri, Lidi.
Me një mision sekret nga ‘Vëllai i madh’, Lidi duhet të luajë deri të shtunën si vëllai i Heidit, pa arritur të kuptohet nga pjesa tjetër e banorëve, në të kundërt humbet mundësia për t’iu shtuar 10 mijë euro çmimit të madh.
Një situatë që ka shkaktuar mjaft të qeshura te publiku pas takimit të Lidit dhe Romeos, ndërsa një reagim ka ardhur dhe nga Donaldi.
Në një postim në InstaStory, Donaldi shkruan: “Pa gjumë”,shoqëruar me disa emoji të qeshurash dhe bashkangjitur shihet Romeo duke diskutuar me ‘vëllain’ e Heidit.