Degradon Egla Ceno/ Tallet me Meritonin për bluzën që mori për Ditën Botërore të Autizmit
Një situatë e turpshme ka ndodhur së fundmi në dhomën e bardhë, me protagoniste Egla Cenon.
Aktorja ka prekur në pikën e dobët Meriton Mjekiqin, duke i përmendur bluzën me shkrimin “special” që ai ka marrë për Ditën Botërore të Autizmit
Megjithëse Egla u justifikua me fjalët “nuk e dija”, ajo nuk reflektoi por e vazhdoi akoma talljen e saj, duke thënë se është vetëm një bluzë, duke e konsideruar si të pavlerë.
Pjesë nga diskutimi:
Egla: Ju rrofshin bluzat me “special” ju, se ju jeni zero. Kupton? Pse më shikon ashtu? Hë mo pse më shikon? Ma shpjego
Meriton: Kjo bluzë ka ardhur më 2 Prill (Dita Botërore e Autizmit)
Egla: Ndjesë, ndjesë nuk e dija. Nuk e dija, ndjesë stop. E ke thjesht një bluzë. S’bëra lidhje se s’pashë ëndrra unë jam në errësirë
Meriton: Mos të ta shikoj fytyrën
Kjo nuk është hera e parë që Ceno ofendon kaq rëndë një prej banorëve. Disa javë më parë, ajo u shpreh për vajzën e Ilnisa Agollit, e cila është minorene, se do t’i mësojë se si të beje marrëdhënie seksuale në stil misioner.
Madje nga Egla nuk kanë munguar as ofendime të shumta të cilat gjithmonë nuk janë përmendur në prime.