Dodik dekororon Orbanin në Bosnjë me të njëjtën medalje si Putinin: Në të ardhmen do festojmë së bashku sukseset tona!
Kryeministri hungarez, Viktor Orban u nderua me medalje nga udhëheqësi serb i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik me rastin e festës së ndaluar kombëtarëve të serbëve të Bosnjës më 9 janar.
Një medalje e njëjtë iu dha edhe presidentit rus Vladimir Putin një vit më parë. Gjatë fjalës së tij, Dodik u shpreh se Viktor Orban është shembulli sesi mund të ruhet dhe mbrohet një shoqëri dhe familje.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u nderua me medalje nga udhëheqësi serb i Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik me rastin e festës së ndaluar kombëtare të serbëve të Bosnjës më 9 janar.
“Jam i sigurt se në të ardhmen do të festojmë së bashku sukseset tona të përbashkëta dhe ndërkohë do t’i kushtojmë vëmendje çdo fjale të thënë nga ju”– tha Dodik.
Ndërsa Orbani e përshkroi veten si një person që kujton kohën kur territori ku përfshihet edhe Bosnja, quhej Jugosllavi.
“Kur korniza e ekzistencës së një kombi ndryshon, jo në avantazhin e tij, dhe ai duhet të gjejë vendin e tij në botë. Pavarësisht se ku janë kufijtë, serbët dhe hungarezët po kujdesen për njëri-tjetrin, çështja nuk është se shtetet tona janë fqinj, por se popujt tanë janë fqinj” tha ndër të tjera kryeministri hungarez.