Parashikimi i motit, e premte, 5 prill 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që edhe për ditën e sotme, vendi ynë të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të larta transparente dhe kalimtare.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi deri 9 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
10/22
Diell re
Kukës
10/21
Diell
Lezhë
10/21
Diell re
Dibër
7/21
Diell re
Durrës
11/23
Diell
Tiranë
11/23
Diell
Elbasan
10/22
Diell re
Berat
7/24
Diell
Vlorë
9/23
Diell
Korçë
6/19
Diell re
Gjirokastër
6/23
Diell
Sarandë
10/23
Diell