Rikthehet “Matrix” por vjen me disa ndryshime!
Një film i ri “Matrix” është në përgatitje e sipër me Warner Bros, Pictures e me Drew Goddard (“The Cabin in the Woods”), që qëndron pas skenarit dhe regjisë. Ky do të jetë filmi i parë që nuk do të realizohet nga Lana ose Lilly Wachowski, dyshja krijuese e filmit që qëndron pas trilogjisë origjinale “Matrix”.
Megjithatë, Lana do të shërbejë si producente ekzekutive. Detajet e projektit janë duke u mbajtur të fshehta dhe nuk është e qartë nëse Keanu Reeves ose ndonjë anëtar tjetër i kastit do të kthehet. “Drew erdhi në Warner Bros me një ide të re që ne të gjithë besojmë se do të ishte një mënyrë e jashtëzakonshme për të vazhduar botën e Matrix, duke nderuar atë që Lana dhe Lilly filluan mbi 25 vjet më parë dhe duke ofruar një perspektivë unike të bazuar në dashurinë e tij për seritë dhe personazhet”,-tha themeluesi i prodhimit të Warner Bros, Jesse Ehrman.
“I gjithë ekipi i Warner Bros. Discovery është i emocionuar që Drew po bën këtë film të ri Matrix, duke shtuar vizionin e tij në kanunin kinematografik që Wachowskit kaluan një çerek shekulli duke ndërtuar këtu në studio”. Në një deklaratë, Goddard tha se filmat “Matrix” ndryshuan si kinemanë ashtu edhe jetën e tij. Pasi trilogjia origjinale “Matrix” përfundoi me “The Matrix Revolutions” të vitit 2003, seriali u rikthye gati 20 vjet më vonë me “The Matrix Resurrections” të vitit 2021.
Keanu Reeves ka qenë prej kohësh mes aktorëve më të dashur nga publiku, falë roleve nëpër filmave, por edhe falë personalitetit të tij bujar. Së fundmi, “The New York Post”, ka zbuluar se Reeves ka dhuruar për hulumtime të kancerit, rreth 70% të fitimeve të tij nga “The Matrix”, filmi origjinal i vitit 1999.
Media prestigjioze bëri të ditur se Keanu ka fituar një total prej 45 milionë dollarësh për filmin, por vendosi të japë 31.5 milionë dollarë nga kjo shumë për të financuar kërkimin e leuçemisë. Frymëzimi thuhet të ketë ardhur nga vetë jeta personale e aktorit, pasi motra më e vogël e tij ka luftuar me sëmundjen. Megjithatë, edhe pas shërimit të saj, Reeves vazhdoi punën e tij në këtë fushë, duke krijuar një fond privat në fillim të viteve 2000 për kërkimet për kancerin.