Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Lezhë, lëndohet i moshuari!

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Lezhë, lëndohet i moshuari!

Një bombol e vogël gazi ka shpërthyer këtë pasdite në katin e tretë të një pallati në Lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Në momentin e shpërthimit ne banese kanë qenë një çift te moshuarish, ku nga flakët e gazit ka marrë lëndime Shtjefen Tushi rreth 91 vjeç.

I moshuari ka qenë duke bërë kafen në momentin e shpërthimit. Nga burimet bëhet me dije se i moshuari ka marrë lëndime ne duar në përpjekje për të fikur zjarrin ne banese.

Tushi u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës. Falë ndërhyrjes se menjëhershme të zjarrfikësve u bë i mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56280 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE