“E kam borxh të ta fus një surratit, mu zhduk”/ Çfarë ndodhi në BBVA? Erjola shpërthen ashpër ndaj Romeos: Nuk ishte ai qëllimi!
Një gjest i aktorit Romeo Veshaj, i cili i ka derdhur në dekolte një pije, ka mërzitur dhe acaruar tej mase moderatoren Erjola Doci, e cila është mbyllur në tualet.
Romeo i ka shkuar nga mbrapa duke i kërkuar të sqarohen dhe duke i thënë se nuk ishte ai qëllimi. Por, Erjola nuk ka pranuar duke i kërkuar të largohej.
Pjesë nga debate:
Erjola: Po më merret fytyra jashtë nga papjekuritë tuaja
Romeo: Po të merret fytyra jashtë? Pse mo spirti?
Erjola: Mu zhduk se nuk të flas dot, nuk dua të të shoh me sy! Zhduku! Mos më detyro se nuk kam nga ik këtu
Romeo: Po jo mo shpirti, më dhemb kur më thua, o vajzë. Nuk ishte ai qëllimi
Erjola: E kam borxh të ta fus një surratit, mu zhduk, më lër rehat. Ik
Romeo: Çfarë po thua moj dil jashtë të sqarohemi
Erjola: Nuk dua asnjë sqarim, reagove në moment. Ik, o Romeo
Romeo: O zemra nuk ishte ai qëllimi