Endrik Beba në TAR: Jetmiri duket aktor në “Big Brother Vip 3”, unë nuk isha…

vovalbania April 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Endrik Beba në TAR: Jetmiri duket aktor në “Big Brother Vip 3”, unë nuk isha…

Dje ishte premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur vip kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, teksa ish-banorët e “BBV3” kanë komentuar nominimin dhe dinamikat më të fundit të ‘reality show’.

Ekskluzivisht për TAR, Endrik Beba është shprehur:

Mua më pëlqejnë këto, Driloni i nxjerr në filmat e tij ato që unë pëlqej. Jam i sigurt që do jetë një film i përmasave ndërkombëtare… Kolonë zanore në një film do ishte diçka e bukur, kam marrë pjesë dikur në një film Italian. Sot kam ardhur si fans i filmave dhe jam i bindur që do e shijoj.

Lidhur me “BBV3”, ai u shpreh:

Besoj Jetmiri, duket aktor tani. Unë isha 0 aktor, prandaj dola aq shpejt.

Nëse ende nuk e keni mësuar përmbajtjen e “Guxim”, ja se për çfarë bëhet fjalë… Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63994 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE