Turqia “përgatitet për luftë”? Ankaraja tërhiqet nga marrëveshja ushtarake ndërkombëtare!!
Turqia njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së saj në Trakatin e Luftës së Ftohtë për Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë.
“Është vendosur të pezullohet zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të tjera nënshkruese të Marrëveshjes, në përputhje me nenin 3 të Dekretit Presidencial nr. 9, nga 8 prilli 2024”, pohohet në deklaratën e qeverisë turke. Ujdia në fjalë ishte nënshkruar 19 nëntorin e vitit 1990 në Paris.
Qëllimi kryesor i saj ishte zvogëlimi i mundësisë së një sulmi të armatosur të befasishëm dhe nisja e operacioneve të mëdha sulmuese në Europë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oncü Keçeli shpjegoi më pas se Ankaraja nuk është tërhequr plotësisht nga marrëveshja, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveç pezullimit pasi Rusia u tërhoq nga pakti nëntorin e vitit 2023. CFE konsiderohet një marrëveshje historike për kontrollin e armëve pas Luftës së Ftohtë, e nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris midis dy blloqeve ushtarake, NATO-s dhe Paktit të Varshavës.
Ajo vendos kufizime në pesë kategori kryesore të pajisjeve ushtarake konvencionale në Evropë: tanke, automjete të blinduara, artileri, helikopterë dhe avionë luftarakë dhe urdhëroi shkatërrimin e armëve të tepërta. Vitin që shkoi, Moska u tërhoq zyrtarisht nga pakti madhor i kontrollit të armëve të epokës së Luftës së Ftohtë me aleancën ushtarake të NATO-s, me pretendimin se “marrëveshja e vjetruar ka vdekur në fakt prej vitesh dhe ka humbur plotësisht lidhjen me realitetin në botën moderne”.