Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër!

vovalbania April 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 18-vjeçari në Shkodër!

Një 18-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës për shkak se lëvizte me armë zjarri pistoletë në makinë. I riu u prangos në lagjen “Perlat Rexhepi”, në kuadër të operacionit të koduar “Sinjali”. Pas informatave në rrugë operative, uniformat blu e ndaluan dhe nga kontrollet në mjet, atij iu gjetën një pistoletë dhe dy krehra me fishekë luftarakë.

Në njoftimin zyrtar policor thuhet se gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J.D., 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Sinjali””.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shkodrës: 

Shkodër/Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”, i organizuar nga Komisariati i Policisë Shkodër, si dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 krehra me fishekë, automjeti që drejtonte 18-vjeçari dhe celulari i tij.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J.D., 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe dy krehra me fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE