“Prandaj u bë xheloze Heidi…”/Vesa Smolica flet për raportin me Romeon dhe zbulon pengun e saj në BBV!

vovalbania April 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Prandaj u bë xheloze Heidi…”/Vesa Smolica flet për raportin me Romeon dhe zbulon pengun e saj në BBV!

Këngëtarja Vesa Smolica, ka folur në emisionin e “Se Luan Topi”, pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP”, ku ndër të tjera ajo sqaroi edhe raportin e saj me Romeon, duke zbuluar se dronin “VeRo”, e ka dërguar ajo.

Erjona: Është folur për raportin tënd me Romeon, para dasmës i ke dërguar atij një dron. Nga HeRo ishte VeRo…

Vesa: E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet. Kemi krijuar edhe këngë së bashku. Muzika na ka bashkuar. E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok, për shoqëri dhe që e mbështes deri në finale për të shkuar. Ky është mesazhi i vetëm.

Erjona: Mendon se u bë xheloze Heidi për ju të dy?

Vesa: Po, por nuk kam dashur të prek Heidin, as që dua të flas për të, sepse më nominoi. Nuk kam dashur të lidh dronin me të. Si një ish e dashur atëherë e Romeos ka mundur të xhelozojnë. Kanë diskutuar brenda shtëpisë. Ishte duke i bërë presion Heidit, thjesht doja t’i tregoja që jam me ty.

Vesa tregoi gjithashtu se është shumë e lumtur për çiftin, dhe se kur të bëjnë dasmën e vërtetë jashtë “do i këndojë te dasma e tyre”.

U duk një dasmë shumë e bukur dhe besoj kur të bëjnë dasmën e vërtetë, t’i këndoj. Prandaj them është nxituar Heidi.

Vesa foli po ashtu edhe për nipërit e saj, të cilët tha se do donte që t’i kishte takuar brenda shtëpisë së BBV, por nuk mundi dot për shkak të ndërprerjes së garës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE