“Shqiptarët kanë parë diçka që e mbajnë brenda…”/Ilnisa Agolli flet për lojën e Eglës!

vovalbania April 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shqiptarët kanë parë diçka që e mbajnë brenda…”/Ilnisa Agolli flet për lojën e Eglës!

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Ilnisa Agolli, ishte sot e ftuar në “Fan Club”, ku foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sipas Ilnisës, Egla Ceno është një lojtare e varfër por që publiku shikon tek ajo diçka që vendos t’a mbajë brenda. Teksa foli për eliminimin e saj, Ilnisa u shpreh se ka shkelur në mina që nuk duheshin shkelur duke nënkuptuar aktoren!

Pjesë nga intervista:

Enxhi: Përveç Meritonit kë sheh lojtar më të fortë aty brenda, sepse për Eglën je shprehur qartë që të duket lojtare e varfër.

Ilnisa: Po lojtare e varfër dhe i qëndroj asaj çfarë thashë sepse ka dy topologji, lojtarja e varfër dhe lojtarja e pasur. Egla që në fillim edhe deri më tani nuk besoj se mund të ketë shfaqur diçka që shkon tek dashuria, njerëzorja tek vlerat. Por nga ana tjetër shqiptarët kanë parë diçka që e mbajnë brenda dhe mua që më nxorën jashtë.

Është një kurth i madh që krijohet aty brenda. Ti duke hedhur hapa normalisht nuk e vëren. Ti nuk e di se ku shkel. Ne shkelëm tek disa mina që na sollën këtu.

Në BBV nuk besoj se ka skema. Unë jam e habitur që dhe dje në disa telefonata që pata, nuk besoj se ka skema. Aty ti reagon sipas momentit dhe momenti është tjetër dhe orët vazhdojnë dhe situatat të vijnë njëra pas tjetrës që ndryshon gjithçka. Brenda një ore ti ke 80 dinamika të ndryshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE