Fation Kuqari për trekëndëshin Ilnisa-Meriton-Egla: “Shpresoj të mos jetë kështu jashtë…”

vovalbania April 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fation Kuqari për trekëndëshin Ilnisa-Meriton-Egla: “Shpresoj të mos jetë kështu jashtë…”

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Fation Kuqari, ish-banori i “Big Brother VIP 3”. Ai ka folur më shumë mbi këtë eksperiencë të tij, marrëdhëniet me banorët e tjerë, por jo vetëm…

Je bërë pishman që u largove nga loja?

Meritoni kishte bërë shumë gabime dhe mendoja se duhet të dilte. Nuk jam bërë pishman. Po të ishte prap e njëjta situatë dhe të kisha dhënë fjalën, do bëja të njëjtën gjë. Nuk ishte dobësi. E ndjeja që në finale isha i sigurt, kalova 7 nominime, sa u mësova, fillova të luaja fort. Si mund të dilja? Por për mua është më e rëndësishme fytyra. Unë e kisha shumë të sigurt që do isha në finale, janë disa gjëra që ti e ndjen që je mirë.

Kë refuzon të takosh pasi të mbarojë spektakli?

Nuk refuzoj asnjë. Unë e kam thënë edhe aty brenda që ‘nuk kam ardhur për hasmëri’. Edhe disa hatërmbetje që mund të kem, unë zgjedh që t’i justifikojë se i bëjnë për hir të lojës gjërat.

Si e komenton trekëndëshin Egla-Meriton-Ilnisa brenda ‘Dhomës së Bardhë’?

Thellë-thellë ata nuk e kanë inat njëri-tjetrin. Ata e kanë kuptuar që janë të fortë. Nuk më pëlqen mënyra si e menaxhon Meritoni situatën dhe si i trajton vajzat. Në lojë i trajton shumë keq, shpresoj të mos jetë kështu jashtë. Do të ishte fatale nëse do ishte kështu dhe jashtë, por shpresoj që jo.

Kë sheh si finalistë?

Fationi, Egla, Romeo…

Do të rihyje sërish në këtë format?

Kur të vijë ftesa bujrum…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65728 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE