Legalizimi i kanabisit në Gjermani, çfarë pritet të ndodhë me rregullat e trafikut…

vovalbania April 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Legalizimi i kanabisit në Gjermani, çfarë pritet të ndodhë me rregullat e trafikut…

Gjermania ka legalizuar kanabisin, por çfarë pritet të ndodh me rregullat e trafikut? Pyetja kryesore është se sa THC (Delta-9-tetrahydrocannabinol) do të lejohet në gjak dhe me këtë rast është shprehur edhe organi rregullator dhe ka propozuar vlera kufitare për qarkullimin. Sugjerohet bazuar në përbërësin aktiv THC, një përqendrim prej 3.5 nanogramë për mililitër serum gjaku, siç njoftoi pak ditë më parë Departamenti Federal i Transportit. “Nëse arrihet kjo vlerë, efekti i rëndësishëm për sigurinë në komunikacion gjatë drejtimit të mjetit motorik nuk është i largët”- njofton ministria.

Pra, nuk ka kufi zyrtare, por me siguri do të arrijë së shpejti. Megjithatë, ka kufizime për shkak të të cilave drejtuesit e mjeteve mund të kenë problem në gjykata në rast aksidenti, pra në mbledhjen e dëmeve nga sigurimet. Në praktikën gjyqësore është vendosur vlera prej 1 nanogrami THC në serumin e gjakut, çka do të thotë se sanksionet janë ende të kërcënuara. Për të futur vlerën kufi të rekomanduar, është i nevojshëm ndryshimi i ligjit nga Bundestagu dhe deri në ndryshimin e mundshëm të Ligjit të Trafikut, do të zbatohen rregullat aktuale, më të rrepta.

Tymosja e kanabisit do të jetë përsëri e paligjshme pranë shkollave dhe qendrave sportive, ndërsa tregu i tij do të jetë i kontrolluar dhe blerja nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë e lejuar rritja e bimëve private të kanabisit, në një maksimum prej tre bimësh për shtëpi, sipas zyrtarëve. Simone Borchardt e opozitës konservatore CDU tha se qeveria kishte miratuar një ligj “të panevojshëm e konfuz”. Pas debateve në parlamentin gjerman Bundestag, vota rrjedhimisht kaloi me 407 vota në favor e 226 kundër.

Substancat narkotike mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në gjakun, urinën dhe flokët tuaj. Një nga arsyet se përse testet e drogës janë të rëndësishme është se jo të gjitha drogërat pasi të konsumohen qëndrojnë brenda trupit në periudhë të njëjtë kohore. Kanabisi qëndron më së shumti në gjak e në urinë, përkatësisht 14 ditë, ndërsa në urinë 1 muaj dhe në flokë 3 muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE