Parashikimi i motit, ja si nis java e dytë e prillit!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si dhe vlera të larta presioni. Kjo si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan mbi Rajonin e Ballkanit prej disa ditësh tashmë.
Moti parashikohet të jetë më kohëzgjatje të orëve me diell, pothuajse gjatë gjithë ditës e në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era fryn me drejtim jugperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
11/25
Diell
Kukës
7/24
Diell
Lezhë
10/25
Diell
Dibër
7/25
Diell
Durrës
11/26
Diell
Tiranë
11/27
Diell
Elbasan
10/27
Diell
Berat
9/27
Diell
Vlorë
11/26
Diell
Korçë
8/23
Diell
Gjirokastër
6/28
Diell
Sarandë
11/26
Diell