Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë takohet me Dumanin, Gonzato: SPAK lojtar kyç në progresin e Shqipërisë!
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Në një postim në Twitter, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë shprehet se SPAK është “një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së”.
“Duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, thuhet në postim.