Depozitat arrijnë në 1.6 trilion lekë, kompensohen plotësisht 92.9% të depozituesve në banka…

vovalbania April 09, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Depozitat arrijnë në 1.6 trilion lekë, kompensohen plotësisht 92.9% të depozituesve në banka…

Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi në raportin vjetor se gjatë vitit 2023 ka siguruar depozitat e depozituesve në 11 banka të sistemit, si dhe në 9 shoqëri kursim-krediti.

Në fund të vitit 2023 totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1,605 mld lekë, ndërsa totali i depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit ishte 10.9 mld lekë.

Agjencia sipas të dhënave për fund vitin 2023 ka detyrimin për kompensimin e 873.8 mld lekë depozitave në banka, apo të 1,900,391 depozituesve; si dhe detyrimin për kompensimin e 7.7 mld lekë depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit, apo të 19,212 depozituesve.

Në totalin e detyrimeve të Agjencisë, prej 881.6 mld lekë, ndaj depozituesve që kanë vendosur depozitat e tyre në banka dhe shkk, 99.1% e zë detyrimi i Agjencisë ndaj depozituesve që i kanë vendosur depozitat e tyre në banka, ndërsa 0.9% është detyrimi i Agjencisë ndaj depozituesve që i kanë të vendosura depozitat e tyre në shoqëritë e kursim-kreditit. Agjencia kompenson plotësisht 92.9% të depozituesve në banka dhe 90% të depozituesve në shkk.

Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, ndërsa depozituesi në shoqëritë e kursim-kreditit sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre.

Në fund të vitit 2023, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,511.2 mld lekë, duke përfaqësuar 94% të totalit të depozitave. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 6 %, ndërsa rritja në vlerë absolute është 86 mld lekë. Depozitat e sigurueshme përfshijnë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e kartave, llogaritë e përbashkëta dhe produkte të tjera të ngjashme.

Depozitat e sigurueshme në euro të shprehura në kundërvlerën në lek, në fund të dhjetorit 2023, zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme prej 47.9%, ndjekur nga depozitat në lekë me 46%, dhe nga depozitat në USD me kundërvlerën e tyre në lekë, me 4.4%.

Në fund të dhjetorit 2023, depozitat e sigurueshme më të vogla ose të barabarta me nivelin maksimal të mbulimit ishin 538.6 mld lekë (e shprehur në përqindje 36% të totalit të shumës së depozitave të sigurueshme), kurse depozitat mbi nivelin maksimal të mbulimit arritën 972.6 mld lekë (ose 64% të totalit të shumës së depozitave të sigurueshme).

Depozitat e sigurueshme të individëve
Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2023 arritën 1,208 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80 % të tyre (norma e ndryshimit vjetor ishte +4%).

Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48%, ndjekur nga depozitat në euro me 46%.

Depozitat e sigurueshme të tregtarëve e shoqërive tregtare.
Për sistemin bankar, këto depozita në dhjetor 2023 arritën 303 mld lekë dhe gjatë vitit u rritën me 15%. Depozitat me shuma deri në 2.5 mln lekë u rritën me 9.8 %, dhe pesha e tyre kundrejt totalit depozitave të sigurueshme të tregtarëve e shoqërive tregtare ishte 9.6%, kurse depozitat me shuma mbi 2.5 mln lekë (me peshë 90.4%), u rritën me 15.5 %. –monitor.al–

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE