Liroi me kusht një të dënuar, ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në Gjirokastër!

vovalbania April 09, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Liroi me kusht një të dënuar, ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në Gjirokastër!

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit të Gjirokastrës të identifikuar si A.D. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, inspektorët e ILD kërkuan procedim disiplinor me masën “Shkarkim nga deyra” për gjyqtarin nën pretendimet se ky i fundit ka liruar me kusht padrejtësisht një të dënuar i cili ishte arrestuar për një vepër penale që e kishte përsëritur edhe më parë.

Në analizë janë marrë edhe 11 vendime të dhëna nga gjyqtari gjatë periudhës së viteve 2017-2020 ku thuhet se veprimet dhe mosveprimet e magjistratit, përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore.

Përfundimet e ILD:

Nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mosrespektim të nenit 64 të Kodit Penal, 477 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 75 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve” i ndryshuar
Nga ana e magjistratit nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke shfaqur njëanshmëri në gjykimin e çështjes, të reflektuar në dhënien e vendimit për tre kërkues të dënuar, me qëllim përfitimin e padrejtë të lirimit me kusht dhe ulja e padrejtë e dënimit, në zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural, duke i sjellë përfitim të padrejtë, e cila është dhe pasoja e drejtpërdrejtë e shkeljes disiplinore.
Nga ana e magjistratit nuk janë respektuar dispozitat ligjore me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv dhe subjektiv për të përfituar në menyrë të drejtë lirimin me kusht dhe lehtësisht të kuptueshme për uljen e dënimit, ku përvoja profesionale në detyrë e magjistratit e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita.
Veprimet/mosveprimet e magjistratit janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vullnetshme.
Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cënimin e prestigjit të gjyqtarit dhe humbjen e besimit ndaj tij, si dhe ka cënuar besimin e publikut te drejtësia. Standardet e gabuara të vendimeve gjyqësore mund të aplikohen edhe nga magjistratë të tjerë, si dhe mund të shërbejnë si praktikë që dënuar të tjerë me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore të pretendojnë në kundërshtim me parashikimet e ligjore në fuqi për lirim me kusht, pa një zbatim të saktë të ligjit material dhe procedural, fakte të cilat kanë ndodhur më parë me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE