Krisje në raportin Rike-Erjola? Debate mes banoreve: “Shesin dhe veshkën për këtë lojë”!

vovalbania April 10, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Krisje në raportin Rike-Erjola? Debate mes banoreve: “Shesin dhe veshkën për këtë lojë”!

Debate me tone të larta ka pasur gjatë ditëve të fundit mes Erjolës dhe Rikes, me të dyja banoret që kanë diskutuar për influencimet. Gjatë Prime-t të sotëm, ky debat u interpretua kështu:

RIKE: Unë këtë Big Brother e shikoj ndryshe nga banorët e tjerë të shtëpisë. Po rri me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë. Nuk po bëj dopio-standard. Nuk jam larguar sepse vazhdoj të rri me to, por kur them mendimin tim më thonë që je e influencuar. Prekem sepse kam karakterin tim. Për këtë gjë e kam. Nuk zgjohem si këta që zgjedhin kundërshtarin e vetë dhe duan t’i bien gjithë kohës. Te Erjola e kemi sqaruar, nuk të lë të shprehesh. E ka marrë me shumë vrull. Atë gjë e bëj dhe unë kur jam nervoze. Juli ka nja dy javë që thotë që jam e influencuar. Jo Jul, nuk jam e influencuar, janë mendimet e mia. Unë jam një elektron i lirë. Unë rri me atë që rri sepse ma do shpirti. Kam pasur debatet e mia me banorët këtu. Nuk rri me njerëz për nominimin, jo për disa që shesin veshkën për këtë lojë. Juli dhe Erjola? Patjetër që po. Edhe kur janë në krevat flasin për lojën. Nuk jam e influencuar, janë mendimet e mia.

ERJOLA: Si fillim dua të cek që Rikja s’më ka parë si lojtare, as unë atë s’i lojtare. Me Rozën nga ana tjetër kam pasur afrimitet si mikeshë, por kam ndarë dhe mendime për lojën. I vetmi problem që kam me Riken është që nuk lëmë njëra-tjetrën të flasë. E gjithë problematika ime me Riken nisi kur i thashë që të shohë në tentativë të të influencojë Jetmiri. Dje Rikja më tha që më sheh sikur influencohem nga Juli.

RIKE: Unë me ju të dy rri dhe ju shoh. Thuaji gjërat drejtë.

ERJOLA: E kemi nisur kur i kam thënë që influencohesh nga Jetmiri. Mua si Erjol nuk më prek fare si Meritoni, si Egla, si Romeo, si Graciano, që më kanë thënë që të shoh që rri me Julin. Mua më rrihet me Julin dhe po jam në një garë që kam një alenacë që më barazohen interesat. Unë rri me Julin për të dyja. Ajo që më vjen keq është që unë me Riken nuk jemi zënë kurrë dhe po flas për një hiçgjë.

RIKE: Përderisa ti më thua që je e influencuar nga të tjerët ndërkohë që unë nuk rri as pesë minuta me Jetmirin.

ROZA: Ne kemi një energji të njëjtë. Na haet muhabeti. Unë e kam thënë që shtëpia është ndarë në dy që pas përplasjes time me Sara Gjordenin. Kemi sensin e humorit. Unë me Julin në shpeshherë ndajmë të njëjtën logjikë të lojës. Riken e kam mike nga jashtë, Erjolën e vlerësoj shumë si vajzë dhe na haet muhabeti. Te gocat nuk e di sepse unë jam një karakter indiferent, por te vetja ime Juli nuk ka ndikuar, as ai te unë, as unë te ai. U pa dhe te ai prank i Jetmirit dhe Liamit që donin të më fusnin mua në valle dhe unë nuk e diskutova fare me Julin.

RIKE: Unë me Julin qëndroj shumicën e kohës që prej nisjes së Big Brother-it. Kurrë s’kam ndërhyrë në debatet që ai bën, por as ai në debatet e mia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE