Ndikimi i famës tek aktorja e njohur Zendaya: “Jam një vepër arti që duan të bëjnë një foto…”
Zendaya dhe Tom Holland janë një nga çiftet e famshëm dhe më të dashur, pavarësisht se jeta e tyre dhe romanca është mbajtur tepër private nga të dy ata. Megjithatë, ylli i ‘Euphoria’-s vendosi të sqarojë dhe të qartësojë disa gjëra në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin.
Gjithçka ka lidhje me pjesën kur dyshja të bëhen prindër dhe qasja që fëmijët e tyre do të kenë me famën. Duke folur për British Vogue në numrin e muajit maji të publikuar së fundmi, Zendaya diskutoi se si, pavarësisht se ishte një yll në shfaqje si “Shake It Up” dhe “KC Undercover”, amplifikimi i saj i fundit si një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit ka pasur një presion më të shtuar për të.
Kur isha më e re, kishte më pak presion, më vonë m’u desh të futesha në një zonë të të qenit ajo pjesë e vetes sime, që definitivisht nuk është një mijë për qind e natyrshme.
Teksa Zendaya pranon vështirësitë e saj me rritjen e përgjithshme të popullaritetit të saj, ajo thotë se edhe fama e Tom Holland pas publikimit të Spider-Man: Homecoming ndryshoi edhe më shumë jetën e tyre.
Një ditë je fëmijë dhe je në lokal me miqtë e tu, dhe të nesërmen je Spider-Man… padyshim që jeta e tij po ndryshonte para tij.
Zendaya shton se, pavarësisht se Holland mori një famë të menjëhershme pas kalimit të tij në gjigantin kinematografik Marvel, ai e trajtoi atë mjaft mirë, duke marrë parasysh të gjitha gjërat. Kur flet për mungesën e privatësisë publike të çiftit, Zendaya thotë se disi është pajtuar me ndikimin që fama ka pasur në jetën e saj.
Ti thjesht mësohesh me faktin se, “Oh, edhe unë jam një nga këto vepra arti që do të bëjnë një foto”. Unë thjesht duhet të jem plotësisht dakord me këtë dhe thjesht jetoj jetën time.