“Palla të zëntë frymën!”/Plas keq mes Rikes dhe Eglës, shkak ‘shpata e Skënderbeut’…
Pas përfundimit të spektaklit të së shtunës debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” janë ndezur sërish. Teksa Egla ndodhej në vaskë ka debatuar ashpër me Riken, ku nuk kanë kursyer as ofendimet. Në një moment aktorja e njohur ka përmendur termin “palla e Skënderbeut”, e cila ka shpjeguar se do të thotë “shpata e Skënderbeut”.
Roza donte të kuptonte se çfarë ka nënkuptuar Egla kur i është drejtuar Rikes me këtë term. Rike e cila nuk e ka pëlqyer aspak këtë koment i drejtohet duke i thënë: “Palla të zëntë frymën”. Koment ky që ka shkaktuar shumë të qeshura.
Egla: Pallë domethënë shpata e Skënderbeut po nuk e ke dëgjuar sepse je injorante.
Roza: Unë jam injorante?
Erjola: E paditur do të thotë injorante se do të jap edhe shpjegimin e saj. Po ti dridhe sa te duash po do përdredhësh vetën o Egla Ceno. Duartrokitjet që si ke marrë asnjëherë në jetën tënde i merr këtu me këtë teatër.
Roza: Pra nëse i thotë Rikes je pallë, ti po i thua që është shpatë?
Egla: Po!
Roza: Bravo Rike, paske qenë e fortë moj motër.
Rike: Palla ta zëntë frymën!
Egla: Amin o Zot!
Rikujtojmë se, mbrëmjen e djeshme pak pasi ka mbaruar spektakli live i “Big Brother VIP”, një debat i ashpër ka ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Egla dhe Romeo kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë zgjedhja e tre banorëve nga ana e këtij të fundit për të shpëtuar nga nominimi.