Kthjellime dhe rritje të temperaturave, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
vovalbania
April 11, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin, ndërsa nuk do të mungjojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të larta transparente të cilat do të jenë kalimtare.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës era fiton shpejtësi deri 8m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.