Mandati i Xhaçkës, PS-ja: Do të merret vendim për dërgimin në Kushtetuese!

vovalbania April 11, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mandati i Xhaçkës, PS-ja: Do të merret vendim për dërgimin në Kushtetuese!

I mbledhur në seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka në rendin e ditës edhe shqyrtimin e raportit në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi nga maxhoranca qëndrimin e saj lidhur me vendimin e Kushtetueses për këtë çështje, si edhe ndërprerjen e seancës e vendosjen në dispozicion të opozitës të raportit të Partisë Socialiste.

Sot keni nisur seancën plenare e akoma nuk dimë kush është qëndrimi juaj dhe se çfarë do të votojnë deputetët e maxhorancës dhe opozitës.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi se raporti i Partisë Socialiste në lidhje me mandatin e Xhaçkës është në sistemin e Kuvendit. Ndërkaq, drejtuesi i grupit kuvendor të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi u shpreh se maxhoranca e ka kaluar në seancë çështjen e vendimmarrjes për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Ne e kemi zbatuar vendimin  e Gjykatës Kushtetuese që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizon të dy vendimet që janë marrë nga Parlamenti në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ne thamë që do ta çojmë çështjen në seancë plenare sepse kështu na detyron Kushtetuta për të marrë një vendim.

Në një tjetër zhvillim, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për ndryshimin e përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në njoftimin për ndryshimin e përbërjes së këtij grupi, duke kthyer Sali Berishën e deputetët e përjashtuar nga Basha. Bardhi thekson:

Eshtë vendosur “Revokimi i të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature. Për këtë arsye të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024.

Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Bardhi i kërkon që këtë ndryshim ta pasqyrojë në organet e Parlamentit.

Seanca e sotme plenare u parapri nga një veprim i deputetit demokrat, Dashnor Sula, i cili teksa hynte në selinë e Kuvendit, derdhi dy shishe qumësht në shkallët e godinës. Në mënyrë simbolike, Sula iu bashkua protestës së fermerëve të Lushnjës lidhur me çmimin e qumështit.

Milionat e eurove nuk janë marrë nga blegtorët e fermerët, por nga persona të caktuar që i kanë devijuar fondet në sektorin e ndërtimit. Eshtë situatë e rëndë, në mënyrë simbolike këtë qumështin që është i blegtorëve do ta derdh tek dera e parlamentit për t’i tërhequr vëmendjen kësaj qeverie, Ministrisë së Bujqësisë që të kthejnë sytë nga fshati sepse është në pikën e hallit.

Po në Kuvend, sot kalon për miratim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për ndikimin rus, ndryshe komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Po ashtu në rend dite janë kërkesat e institucioneve të vetting-ut për rritje pagash.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE