Me flokë rozë, Elvana Gjata befason me ‘look-un’ e saj të ri!
Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime.
Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj, të cilat këndohen njëzëri nga publiku shqiptar.
Elvana sjell gjithmonë trende të reja në fushën e modës duke influencuar ndjekësit e saj. Së fundmi Elvana ka befasuar me ‘look-un’ e saj të ri, teksa shfaqet me flokë rozë. Me anë të videos Elvana ka treguar se ky do të jetë ‘look-u’ i saj në videoklipin e këngës së re, e cila pritet e së shpejti.
Në datën 3 shkurt këngëtarja Elvana Gjata ka festuar ditëlindjen dhe banorët e ‘BBV3″ teksa kanë dëgjuar këngë nga repertori i muzikës së saj në oborrin e shtëpisë kanë bërë një urim për të. Duke interpretuar këngën e saj “Kuq e Zi” dhe duke bërë shqiponjën me duar, banorët mblidhen bashkë për ti bërë një urim të veçantë Elvanës.