Nuk i pranoi buqetën me lule, fansaja godet këngëtaren e njohur (Video)
vovalbania
April 11, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i muzikës pop, Olivia Rodrigo, u godit në kokë me një buqetë me lule gjatë koncertit të saj në Madison Square Garden në New York mbrëmjen e së martës.
Në videon tashmë virale, shihet këngëtarja teksa përshëndet fansat e emocionuar brenda sallës.
Në një moment, një nga pjesëmarrësit e koncertit tentoi t’i jepte një buqetë, por kur Rodrigo nuk e mori, ajo e hodhi duke e goditur në pjesën e pasme të kokës.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/04/RPReplay_Final1712825343.mp4
Këngëtarja u tremb kur u godit, pas së cilës ajo shkoi për të përshëndetur fansat e tjerë.