“Prindërit e Bardhit nuk duan atë që kanë lënë të tjerët!”/Sara Gjordeni i përgjigjet ndjekësit!
Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Edhe pse pati shumë aludime se ata do të ndaheshin shumë shpejt, ata e vazhduan romancën e tyre edhe pas daljes nga reality show. Dyshja tashmë ka nisur bashkëjetesën dhe po jetojnë të lumtur me njëri-tjetrin mirëpo diçka po i shqetëson ende fansat.
Mbrëmjen e kaluar, Sara ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht që nuk kan munguar pyetjet në lidhje me Bardhin. Një prej ndjekësve të Sarës ka pyetur ish-banoren se si prindërit e Bardhit e kanë pranuar atë pasi ajo nuk është e denjë për këngëtarin për shkak të lidhjeve të shumta që i janë bërë publike.
Prindërit e Bardhit nuk duan berllogun që kanë lënë të tjerët, ta merr Bardhi. Nuk je e denjë.
Ish-banorja e “BBV” ka vendosur që t’i përgjigjet publikisht përdorusit të Instagramit, duke i thënë se kënaqet fare kur të tjerët flasin në emër të prindërve të Bardhit.
Po të mitë si e pranuan Bardhin me aq sa ka pasur? Nejse, ka folur njëherë babai i Bardhit. Ju që flisni në emër të prindërve të tij, sikur të kishit prokurë speciale përfaqësimi më kënaqni fare.