Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë/Arsyeja!
Dështoi sërish mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Koncesionet në Shëndetësi, (Sterilizimin dhe Check Up-in). Për herë të katërt, anëtarët e Partisë Socialiste nuk u paraqitën. Palët nuk po gjejnë dakordësi mbi caktimin e datave për zhvillimin e mbledhjeve. Maxhoranca pretendon se kryetarja Albana Vokshi i cakton mbledhjet në mënyrë të njëanshme. Por, opozita thotë se kjo është kompetencë e kryetarit.
Vokshi kërkoi që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të marrë masa. Sipas saj, duhet të përjashtohen zv.kryetari Plarent Ndreca, deputetja Milva Ekonomi dhe sekretari Klevis Xhoxhi.
Bardhi i dërgoi shkresë Nikollës e kreut të grupit të PS-së, si dhe ka informuar ambasadat me të gjitha shkeljet. Nikollës i kërkoi të marrë masa urgjente për funksionimin. Zëvendësimin e zv.kryetarit dhe sekretarit që kanë munguar 4 herë duke shkelur ligjin e të përjashtojë nga anëtarësia dy deputetë në konflikt interesi, Ndrecën dhe Milva Ekonomin. Po ashtu, të japë paralajmërim për 6 deputetët e tjerë që kanë munguar.
Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzon Ndrecën dhe Ekonomin për konflikt interesi, ndërsa PS-ja refuzoi të firmosë deklaratën e konfliktit të interesit.
Ndreca ka shërbyer si avokat i tyre (Arben Gjatës). Ai duhej të deklaronte që nuk kishte konflikt interesi. Kishim rastin e Milva Ekonomit, ka shërbyer si zv.ministre e Shëndetësisë gjatë kohës së miratimit të koncesionit se Check Up-it e gjatë kohës se diskutimit të Sterilizimit. Ekonomi ka pasur të bëjë dhe me proceset e koncesioneve e është thirrur në Prokurori për të dëshmuar. Ka qenë kryetare e komisionit të pranimit të ofertave për një prej koncesioneve dhe ka firmosur. Kjo është shkelje flagrante ligjit e një vullnet për të mos hetuar atë që ata janë në konflikt interesi.
Opozita akuzon PS-në se po bën çdo përpjekje për të bllokuar punën. Ky komision nisi me ngërç kur nënkryetari Plarent Ndreca i kërkoi Albana Vokshit të mos marrë vendime të pa konsultuara, të mos dërgonte kërkesat për informacion pa i dakordësuar me ekspertët e të dyja palëve dhe të mos detyronte anëtarët të firmosnin formularin për konfliktin e interesit, pa u mësuar më parë se cili ishte plani i hetimit të komisionit.
Në listën për t’u thirrur dëshmitarë në komisionin hetimor parlamentar është dhe kryeministri Edi Rama, dy ish-ministrat e Shëndetësisë, Ilir Beqaj e Ogerta Manastirliu, si dhe zyrtarët e përfshirë në procedurat e tenderave e ortakët e dy koncesioneve.