Diola Dosti zbulon detajet e lidhjes me Erolld Belegun!
E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Diola Dosti. Nutricionistja e njohur ka zbuluar në një intervistë me Jonida Aliçkollin dhe Elios Shulin më shumë detaje se si ka nisur e gjithë karriera e saj dhe gjithashtu ka treguar edhe detaje të vogla në lidhje me partnerin e saj të ri.
Sa i përket fushës së nutricionit, Diola u shpreh se:
Fatkeqësisht nutricioni është kthyer në një biznes abuziv pak. Sot nuk ka ngelur njeri pa u bërë nutricionist dhe nuk ka një konkurrencë të drejtë. Puna është sa profesionist je ti kundrejt fushës tënde, nuk mund të vendosësh shenja barazimi midis një certifikate dhe një diplome.
A fitohet shumë në fushën e nutricionit sipas Diolës?
Në rastin tim, shyqyr që kam biznesin tjetër. Vetëm me pjesën e nutricionit jo, shumë sinqerisht. Unë nuk e mashtroj dot klientin.
Përveç pjesës së profesionit të saj dhe karrierës, nutricionistja u pyet edhe se si po shkon jeta e saj personale duke qenë se së fundmi ajo ka konfirmuar edhe lidhjen me Erolld Belegun, biznesmenin e njohur. Në lidhje me këtë Diola zgjodhi të përgjigjej shumë shkurt duke thënë:
Shumë mirë, kaq.