Rreth 900 mijë shqiptarë me llogari bankare bosh!

vovalbania April 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rreth 900 mijë shqiptarë me llogari bankare bosh!

Kursimet kanë ardhur në rritje vitet e fundit, por vlera e tyre është shtuar kryesisht nga më të pasurit, ndërsa një e treta e llogarive janë bosh. Në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, thuhet se në fund të vitit 2023, ishin aktive mbi 2.6 milionë llogari në sektorin bankar me total depozitash 1.2 trilionë lekë, por në 34% të llogarive nuk kishte para. Konkretisht vjet 898.348 depozituesit, i kishin llogaritë e tyre nga zero lekë deri në 100 lekë. Pra edhe pse qytetarët e kanë një arkë për kursimet, atë e kanë pa para.

Ndërkohë janë mbi 1.6 milionë depozitues, që në llogaritë e tyre kanë nga 100 lekë deri në 2.5 milionë lekë, dhe që përfitojnë mbulim të plotë nga skema e sigurimit të depozitave. Vlera e kursimeve të kësaj kategorie në fund të vitit të shkuar arriti në 509.6 miliardë lekë. Kurse vetëm një pakicë rreth 4% e depozituesve kanë peshën më të madhe të kursimeve në sektorin bankar.

“Depozituesit individë me depozita më të mëdha se 2.5 mln lekë në fund të dhjetorit 2023, janë 119,623 dhe shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 698.6 mld lekë”, thuhet në raportin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Për periudhën 2013-2023, përqindja e depozitave të individëve me vlerë deri në 2.5 mln lekë, varion nga 40% deri në 44% të totalit të depozitave. Shkak për këtë situatë, ku të pasurit kanë shtuar më tej kursimet e pjesa tjetër kanë mbetur në vend-numëro, ka ardhur edhe si rezultat i kostove të shtuara të jetesës në 2 vitet e fundit, ndikuar prej inflacionit të lartë. –Shqiptarja.com–

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE