SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë “muskujt” në Paqësor, nisin stërvitje të përbashkëta detare…

vovalbania April 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë “muskujt” në Paqësor, nisin stërvitje të përbashkëta detare…

Nën sytë e egërsuar të Penianit, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia nisën stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi dhe një aeroplanmbajtëse amerikan, e gjithë kjo, siç pohoi marina e Seulit, për të siguruar gatishmërinë kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut.

Vendi konunist ka shqetësuar me lëvizjet e fundit. Ai e ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe vetëm pak ditë më parë testoi një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë. Udhëheqesi koreano-verior paralajmëroi se tani më shumë se kurrë është koha “të jenë të përgatitur për luftë”, duke përmendur gjendjen e paqëndrueshme gjeopolitike.

Në jug, deklaratat e tij nuk bien në vesh të shurdhër. Deklarata e marinës koreanojugore shpjegoi se stërvitja luftarake lidhej sidomos me reagimin ndaj nëndetëseve, për të përmirësuar përgjigjen ndaj kërcënimeve nënujore prej fqinjit kërcënues”. Stërvitjet dyditore, të mbajtura në ujërat ndërkombëtare mes Koresë së Jugut dhe Japonisë sollën së bashku aeroplanmbajtësin Theodore Roosevelt e shkatërruesit Howard, Russell dhe Daniel Inouye, me luftanijet nga dy vendet aziatike.

Manovrat që synojnë zhvillimin e aftësive të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut, vijnë pas një plani të përpiluar me kujdes në një samit mes palëve vitin e kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE