“Shpërthime” emocionale nga hiçi?! Fajtori mund të jetë mërkuri në prapavijë!

vovalbania April 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shpërthime” emocionale nga hiçi?! Fajtori mund të jetë mërkuri në prapavijë!

Mërkuri është në prapavijë që prej një prillit dhe do të kthehet në gjendjen normale më 25 prill. Gjatë kësaj kohe, mund ta kapësh veten duke qarë për një ish-partner/e, duke i dhënë fund lidhjes aktuale dhe duke u tejmbushur me emocione të shumta. Prapavija e Mërkurit nuk limitohet vetëm me dëshirën tënde për t’i shkruar ish-it, por edhe me reflektimet e brendshme që ti ke, pasi ndikon në shëndetin tënd mendor, në trup, energji dhe humor.

Prapavija e Mërkurit mund të të bëjë më nervoz/e se zakonisht, si dhe të të japë ndjesi ankthi, dëshirë për të pushuar dhe nevojë për t’u shkëputur nga realiteti. Sipas Helen Frost, astrologe, për disa javë do të përballesh me ulje-ngritje emocionale dhe situata serioze, të cilat do të të sfidojnë.

Një ndjenjë letargjie që mund të kesh përjetuar gjatë dimrit do të zëvendësohet me shumë të qara dhe shpërthimet emocionale. Këtë periudhë duhet ta kanalizosh energjinë tënde në gjërat që të pëlqejnë. Mërkuri mund të ndikojë edhe në lëkurën tënde, pasi stresi që mund të përjetosh do të ndikojë edhe në krijimin e akneve. Mund të kesh rrathë poshtë syve dhe shqetësime të tjera të ngjashme. Mos hiq dorë nga rutina e kujdesit të lëkurës. Gjatë këtij muaji, reflketo!

Rikujtojmë se eklipsi i plotë diellor i cilu u shfaq më 8 prill do t’ju frymëzojë për një fillim të ri dhe do t’ju inkurajojë të bëni zgjedhje të guximshme. Si do të ndikojë Mërkuri në retrogradë gjatë eklipsit diellor? Meqenëse retrogradi i Mërkurit përkon me eklipsin diellor, këshillohet të jeni të kujdesshëm dhe të durueshëm me keqkuptimet dhe të shmangni marrjen e vendimeve të mëdha. Zbuloni në këtë link se si do të ndikojë eklipsi i plotë diellor tek shenjat e zodiakut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE