Aksidenti me 4 të lënduar në Prrenjas-Qafë Thanë, ndërron jetë 24-vjeçarja. Policia ndalon 44-vjeçarin (EMRI)

vovalbania April 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidenti me 4 të lënduar në Prrenjas-Qafë Thanë, ndërron jetë 24-vjeçarja. Policia ndalon 44-vjeçarin (EMRI)

Policia ka ndaluar 44-vjeçarin Jetmir Daci, i cili ishte drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin me 4 të lënduar në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”. Sot humbi jetën pasagjerja 24-vjeçare në Spitalin e Traumës. 24-vjeçarja u lëndua rëndë nga aksidenti i datës 8 prill në aksin Prrenjas- Qafë Thanë.

Nga aksidenti i rëndë mbetën të lënduar dhe tre persona të tjerë që gjendeshin në një mjet tip Passat, të përkuar në një servis makinash.

Policia, përmes një njoftimi zyrtar sot bëri me dije se kanë arrestuar shtetasin Jetmir Daci 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas policisë, “44-vjeçari Jetmir Daci me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet)”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE